Basha tek “Ali Demi” me biznesin: Do t’i kthejmë qytetarëve paratë e zhvatura!

0
148


“Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë. Në çdo takim dhe bashkëbisedim në qytete dhe zona rurale mbizotëron një gjendje e rëndë, vështirësi që sa vijnë e shtohen, pamundësi dhe pasiguri për mbijetesë që thellohen përditë.
Banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Nr.1 në kryeqytet janë të frustruar nga rënia e fuqisë blerëse dhe konsumit, faturat e rritura të energjisë dhe ujit dhe presioni i përditshëm i inspektorëve që sillen si banda dhe jo si punonjës shtetërorë.
Përballë kësaj Shqipërie reale të halleve dhe problemeve që janë shtuar prej dështimit të qeverisë vazhdon propaganda e shplarë dhe presioni i tatimorëve që u zhvat bizneseve dhe qindarkën e fundit. Paratë që duhet të shkonin për të nxitur konsumin, për të ndihmuar sipërmarrësit përfundojnë te 5 oligarkë përmes tenderave e PPP-ve korruptive.
RAMAVIRUSI me paaftësinë dhe arrogancën e tij i ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke i lënë pa mbështetje ekonomike, teksa nuk heziton t’i zhvasë dhe përdorë në mënyrë korruptive taksat e qytetarëve.
Kjo braktisje do të marrë fund. Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë në krah një qeveri që kujdeset për interesin dhe mirëqenien e tyre dhe jo për xhepat e një grushti oligarkësh.
Biznesi i vogël është shtylla kurrizore e ekonomisë ndaj në planin tonë do të ketë një detyrim të vetëm, që do të jetë 0.5 % të xhiros vjetore. Çdo biznes do të ketë pullën tatimore dhe asnjë punonjës shteti qëndror apo bashkiak nuk do të lejohet të hyjë në biznes. Ne do ta heqim bandën e tatimorëve dhe inspektorëve nga qafa e biznesit.
6
Ne do t’i rikthejmë qytetarëve paratë e zhvatura duke investuar gjithçka për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, për të stimuluar punësimin dhe rritur mirëqënien” – perfundon komunikim kryedemokrati Basha me biznesin në këtë njësi vendore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here