Basha thirrje qytetarëve: Teserën e LSI, përplasjani në fytyrë

0
1695

Kryedemokrati Lulzim Basha, në mitingun prezantues të kandidatëve për deputetë të PD në Gjirokastër, ka sulmuar LSI ku u bëri thirrje qytetarëve që t’ua hedhin fytyrës teserat e tyre.

Po ashtu ai u bëri thirrje që t’i bashkohen PD për të shembur njëherë e mirë Republikën e Vjetër.

Atje në Tiranë kemi një parti që ju e dini fare mirë që e ka kthyer tesëren e vetë në trisk buke për dhjetëra qindra qytetarë. Është koha ti bëjmë thirrje cdo qytetari dhe qytetareje që janë skallaveruar me teserat e LSI dhe partive të tjera të pazarit të vjetër. Hidhjuani në fytyrë në 25 qershor nuk do të keni më nevojë. Në 25 qershor ata do të jenë njëherë e mirë jashtë pazarit, jashtë tepsisë. Republika e vjetër do shembet, hidhujani në fytyrë teserat, bëhni njerëz të lirë, bashkohuni me PD-u shpreh Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here