Basha: Vettingu në politikë do t’i rikthejë pushtetin qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se vettingu i politikanëve është e vetmja mundësi për t’i rikthyer pushtetin qytetarëve, pasi tani ajo është e politikanëve të korruptuar.

Përmes një postimi në “Twitter”, Basha thotë se Shqipëria është e kapur nga korrupsioni dhe politikanët e korruptuar duhet të ndëshkohen një orë e më parë përmes “Vettingut në politike”.

“Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie. Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë #vettingnëpolitikë.”, shkruan Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment