Basha:Të shfrytëzosh fatkeqësinë e tërmetit për të mbyllur portale, e të kërcënosh gazetarët, është kriminale!

0
147

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha reagon pas mbylljes se disa portaleve dhe kërcënimit të vazhdueshëm të qeverisë ndaj gazetarëve. 

Përmes një postimi në Twitter, Basha shprehet se, të shfrytëzosh fatkeqësinë e tërmetit për të mbyllur portale apo faqe facebooku e të kërcënosh gazetarët, është kriminale.

“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar.”, shkruan Basha në reagimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here