Bashkia Gjirokastër ,cirk për fundvit me fëmijët ekselentë

0
162

Me rastin e festave të fundvitit bashkia Gjirokastër ka zhvilluar një aktivitet për fëmijët në sheshin e Çerçizit .Të pakët në numër ajo që të bie në sy janë të njëjtët fëmijë që marrin pjesë në aktivitete e organizuar prej saj,”përdoren” dhe në fund si në rastin e djeshëm ” nderohen” me një çertifikatë mirënjohjeje për ekselencën e tyre në mësime.Ka qenë vetë kryetari i bashkisë ai i cili ka dhënë këto çertifikata së bashku kryetaren e qarkut Lindita Rova e përgjegjësen DAR .Rrethuar me animatorë e prestigjator kryetari i bashkisë kishte menduar të organizonte një cirk për fundvit .Pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet qyteti i Gjirokastrës ,ndonëse varfëria e ka mbërthyer këtë vend e po i merr frymën, “rilindja” nuk mjaftohet por shpenzon për aktivitete pa sens .Me fjalë të huazuara nga i preferuari i tij siç të gjithë e dinë tashmë “lali” Golemi ka premtuar bonuse vitin e ardhshëm për nxënësit ekselentë të shkollave të qytetit.

“Është periudha më e bukur e vitit kur duhet të gëzojmë, të argëtohemi dhe të jemi pranë njëri-tjetrit më shumë se çdo herë tjetër. I lumtur pa masë që dhashë gjithashtu edhe disa çertifikata mirënjohje për nxënësit e shkëlqyer në mësime. Vitin tjetër do të bëjmë më shumë se kaq për ta. Do të kemi një buxhet të caktuar për t’u dhënë një bonus vjetor simbolik, për t’i shpërblyer dhe inkurajuar më tej në përpjekjen e tyre për të qenë mes të mirëve në mësime. Këtë ditë në prag Krishtlindje e bëtë më të bukur me buzëqeshjet dhe fytyrat tuaja të gëzuar”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here