Bashkia Libohovë, grabit fondet e Kishës së Labovës

0
612

Një skandal me përmasa të paprecedentë po ndodh në Bashkinë Libohovë. Përvec shkeljeve të legjislacionit për Trashëgiminë Kulturore dhe atë të prokurimeve, Bashkia Libohovë ka marrë përsipër të bëjë sekserin e radhës ndërmjet ministres Mirela Kumbaro dhe firmës fituese të paracaktuar. Një tender që për nga mënyra e njoftimit dhe afateve të vëna në dispozicion është tipike për ato tendera ku pazaret konsiderohen të qëruara, rrezikon të shkatërrojë trashëgiminë kulturore të kësaj zone me përmasa dhjetra herë më të rënda sesa 1 milion eurot e tenderuara. Objekti i procedurës së prokurorimit të bërë publike nga Bashkia Libohovë “Rehabilitim si dhe rikonstruksioni i rrugës “Kthesa e Labovës-Labovë e Kryqit”, sic tregon vetë objekti, kuptohet se bëhet fjalë për një rikonstruksion të rëndëmtë të rrugëve. Por, po të lexosh me kujdes dokumentat e tenderit, bëhet fjalë për një superskandal. Autoriteti Kontraktor, Bashkia Libohovë, ka marrë përsipër të shkelë me të dyja këmbët ligjin për prokurimin publik si dhe atë për trashëgiminë kulturore. Kjo bashki përvec rrugës për rikonstruksion, ka përfshirë në preventivin e punimeve edhe restaurimin e Kishës së Labovës, një aset i trashëgimisë kulturore. Bashkimi i dy veprave nga ana e Bashkisë Libohovë, është kryer edhe me bekimin e heshtur të Ministrisë së Kulturës e cila ka kaluar projektin për restaurimin e kishës, por nuk ka marrë masa të kryejë verifikimin që restaurimi të ndërmerret sipas ligjit për trashëgiminë kulturore. Ky ligj dhe aktet nënligjore, kërkojnë që restaurimi të bëhet nga kompani të specializuara, ndërsa kushtet e kontratës së restaurimit dhe kriteret e vlerësimit, janë të vecanta të përcaktuara nga dispozitat përkatëse ligjore e nënligjore. Ligji për trashëgiminë kulturore dhe aktet nënligjore kërkojnë në mënyrë të shtjelluar që restaurimet të kryhen nga kompani të specializuara sipas kushteve të restaurimit dhe mbajnë përgjegjësi sipas kushteve të kontratës së restaurimit. Ajo që ka bërë Autoriteti Kontraktor dhe ministrja Mirela Kumbaro, është se nuk duan të zbatojnë VKM e hartuar nga vetë kryeministri Rama, kur ishte ministër kulture, por kërkojnë që restaurimin ta kryejë një ndërtues rrugësh, mjafton të marrë me kontratë osë të nënkontraktojë një kompani restauruese. Madje edhe kriteret për kualifikim tregojnë qartë se synimi i kësaj tallavaje administrative e cila është në kundërshtim me cdo ligj madje edhe me vetë të prokurimit publik, dëshmojnë se kompania kryesore duhet të jetë një ndërtuese rrugësh, mundësisht të ketë kontribuar në fushatën e socialistëve për zgjedhjet e fundit lokale ku Luiza Mandi kryetare e Bashkisë, fitoi kundrejt Altin Comos vetëm me milionat e hedhura.

Për kishën e Labovës, 50% e vlerës së preventivit që i përket këtyre zërave ku shfaqet për jerë të parë egzistenca e kishës si pjesë e dokumenteve.

-Pune te ngjashme deri ne nje kufi ku vlera monetare totale e puneve te kryera e marre sebashku gjatë tri viteve të fundit eshte jo me e vogel se dyfishi i vlerës limit të kontratës, që prokurohet.

-Operatori ekonomik duhet te deshmoje qe ka realizuar punime ne restaurimin e objekteve kishtare duke paraqitur kontrate dhe vertetim nga Instituti i Monumenteve te Kultures per realizimin me sukses te kontrates. KY ESHTE KUSHT PER TE KONTROLLUAR E MANIPULUAR PERCAKTIMIN E FITUESIT

-Liçencë Restaurimi sipas modelit të lëshuar nga Ministria e Kulturës për Liçenca profesionale për restaurimin e monumenteve te kulturës kategoria “C” dhe me pervoje jo me pak se 10 vjet. Kjo te provohet me ane te licencave te leshuara nga autoritet perkatese te kohes si dhe me ane te verteimit te leshuar nga Instituti i Monumenteve te Kultures per realizimin me sukses te kontratave .
-Operatori ekonomik duhet te kete te perfshire si drejtues teknik ne licencen e shoqerise:

 

Nje arkitekt restaurator te pajisur me licencën-“Kat . A ) Projektim dhe zbatim ne restaurimin e monumenteve te trashegimise se arkitektures

A/2 . Projektim dhe zbatim ne restaurimin e monmenteve te arkitekures antiko- mesjetare

A/3 . Projktim dhe zbatim ne restaurimin e ndertimeve civile , monumente te kategorise se pare dhe te dyte

A/4. Projktim dhe zbatim ne restaurimin e Qendrave Historike.

Drejtuesi teknik i perfshire ne licencen e shoqerise duhet te paraqese nje

  • CV
  • Kontrate pune e vlefshme
  • Diplome

Dhe te rezultojne te siguruar ne listpagesat perkatese te sigurimeve shoqeroore (per periudhen Janar 2015-Qershor 2016)

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here