Bashkia Përmet fituese sërish në projektet e BE !

0
171

Projekt-propozimi i paraqitur nga Bashkia Përmet dhe Bashkia Konicë në kuadër të thirrjes Interreg Greqi- Shqipëri të Bashkimit Europian, me titull “ STONE.ART”, rezultoi fitues.

Partnerët e tjerë në këtë projekt janë Universiteti i Janinës dhe Universiteti i Gjirokastrës. Qëllimi i këtij projekti është ruajta dhe përcjellja ndër breza i traditës së vjetër artizanale të përpunimit të gurit. Dy ndërhyrjet kryesore të projektit janë:
1-Rregullimi i ambjentit në katin e dytë të Qëndrës Kulturore, ku një sallë do të shërbejë për trajnimin e vazhdueshëm të artizanëve kurse në sallën tjetër do të paraqiten në 3D monumentet e gurit të zonës së Përmetit.
2-Bashkëpunimi me Universitetin e Janinës për trajnimin e artizanëve nga eskpertët e fushës.

Ka qënë dhe vazhdon të jetë prioritet i Bashkisë Përmet ruajtja, promovimi dhe edukimi i brezit të ri për trashëgiminë e pasur kulturore të Përmetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here