Bashkitë të zhytura në borxhe

0
157

Të dhënat zyrtare të ministrisë së financave flasin për një borxh rreth 6,2 miliardë lekë që bashkitë kanë krijuar, ekuivalent kjo me 2200 lekë për frymë. Qeveria ka dhënë ultimatumin që këto detyrime duhet të paguhen, në të kundërt, në krye të bashkive problematike do të vendoset një administrator i përkohshëm për menaxhimin e financave.

Por një zerim i tillë i borxheve është thuajse i pamundur për një pjesë të bashkive, kryesisht atyre të vogla.

Vetë kryetarët pranojnë që janë totalisht në kolaps. Borxhi vazhdon të mbetet ndaj është detyrë kryesore e qeverisë të ndërhyjë në këtë sistem. Ato do të vazhdojnë të kenë probleme në realizimin e funksioneve, shërbimeve dhe kompetencave, çka përkthehet mungesë e theksuar në shërbime për qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here