BE hap neser kufijte per disa vende, Shqiperia e “persekutuar” mbetet ne listen e zeze

0
161

Bashkimi Evropian ka përcaktuar 14 vende, të klasifikuara të sigurta, qytetarët e të cilëve do të lejohen të udhëtojnë drejt bllokut duke nisur nga 1 korriku, pavarësisht pandemisë.
Nga kjo listë përjashtohet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Serbia dhe Mali i zi janë konsideruar vende të sigurta.
Të përjashtuara si vende të pasigurta janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili dhe Kina. Lista me vendet e sigurta, e cila ende mund të ndryshojë, përfshin: Algjerinë, Australinë, Kanadanë, Gjeorgjinë, Japoninë, Malin e Zi, Marokun, Zelandën e Re, Ruandën, Serbinë, Korën e Jugut, Tajlandën, Tunizinë dhe Uruguain.
Bashkimi Evropian është i gatshëm të përfshijë edhe Kinën në listën e vendeve të sigurta nëse edhe qeveria kineze do të bjerë dakord për një marrëveshje reciproke për udhëtarët nga Bashkimi Evropian.
Kontrollet në kufi mes vendeve të Bashkimit Evropian janë hequr për qytetarët e BE-së që udhëtojnë brenda bllokut. Edhe qytetarët e Britanisë do të trajtohen njësoj si vendet e BE deri në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit më 31 dhjetor. Ndërkohë, procedurat për të zyrtarizuar listën përfundimisht do të përfundojnë ditën e sotme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here