BE i jep fund livadhisjes sonë me integrimin

0
180

Nga Artan Fuga

Metodologjia e re e zgjerimit të Bashkimit Europian i vendos pikat mbi “i”!
Më duket vendi si një udhëtar i vonuar që pasi e ka humbur trenin në nisje në stacion, kërkon t’a kapi diku më tutje pasi treni ka marrë shpejtësi. Udhëtari tanimë që ta kapi trenin duhet të vrapojë që të kërcejë brenda. Sa më vonë ta kapi aq më shumë i duhet të vrapojë për të kërcyer brenda.
Tani nuk kërkohen vetëm arritje mbi demokratizimin e sistemit politik, por edhe kërkesa të reja që kanë të bëjnë me parametrat e standarteve ekologjike!!!
Kërkohet edhe një politikë e jashtme e pranueshme nga BE.
Kërkohen që arritjet të maten saktësisht me objektiva të qartë.
Dhe mbi të gjitha, ose bën përpara, ose nëse ngecesh, mund të anullojnë edhe negociatat e hapura më parë. Pra jo vetëm ngelesh në klasë, por edhe të zbresin në një klasë më poshtë.
Duket forcimi i kontrollit mbi procesin e integrimit të vendit tonë duke i mbajtur qeveritarët nën presion për një periudhë që do të jetë e gjatë.
Përtej llafeve me ju, me ne, me ata, ju jeni si ne, ju jeni si ata, ne jemi si ju,
këtu gjërat duken rreptësisht të shtrënguara dhe nuk lënë të livadhisësh!
Të shohim reagimet! Por, shoh që në disa deklarata fluturake nuk është kuptuar fare se përpara kujt muri na vendos reforma e metodologjisë të pranimit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here