BE mbledh në Bruksel kryeministrat e Ballkanit, mungon Edi Rama

0
163

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Edi Ramës, ndodhen në Bruksel në një takim me Federica Mogherinin, Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zv.Kryetarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë.

I munguari i vetëm në këtë takim, është Edi Rama, i cili ka disa ditë që shkon auditor më auditor në përpjekje të dëshpëruara për të frenuar protestat e studentëve shqiptarë, të cilët prej më shumë se dy javësh janë në protesta masive kundër qeverisë.

Në takimin e sotëm në Bruksel, do të diskutohen zhvillimet aktuale në rajon, do të vlerësohet puna e bërë në vitin 2018 dhe parashikimi për vitin e ardhshëm.

Dihet që qeveria e Shqipërisë, në qershor të këtij viti, mori një refuzim të qartë nga BE për hapjen e negociatave. Ndoshta edhe për këtë motiv, Edi Rama e ka ndjerë veten jashtë tematikës së takimit të sotëm në Bruksel, pasi është i vetmi kryetar qeverie i vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk ka se për çfarë progresi të flasë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here