BE: Votimi i njëanshëm i Kodit nuk reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR

0
139

Ambasada e BE-së në Tiranë ka reaguar në lidhje me votimin e njëanshëm që ka ndodhur sot në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që hodhën poshtë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur midis palëve në Këshillin Politik. Ambasada e BE-së bën të ditur se Kodi i miratuar sot nga maxhoranca nuk merr parasysh rekomandimet e OSBE-ODHIR mbi reformën zgjedhore.

‘Ne marrim parasysh miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve të mëtejshme në Kodin Zgjedhor.

Ne kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të Marsit.

Na vjen keq që nuk mund të arrihet asnjë kompromis në Këshillin Politik para se të votohen ndryshimet në Parlament.

Megjithë rezultatin pozitiv të marrëveshjes për rekomandimet e OSBE / ODIHR-it të arritura në 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet.

Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin në zbatimin e reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, duke përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo do të prezantojë standarde më të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, i cili është thelbësor për të ardhmen politike të vendit.’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here