Bejko bën analizën e zgjedhjeve: Kandidatët punuan për të parin në listë ja tre sfidat e Bashës për PD

0
286

I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së z.Roland Bejko ka bërë një analizë të thellë të PD si dhe ka prezantuar edhe 3 sfidat me të cilat sipas tij do duhet të përballet kreu i kësaj force politike Lulzim Basha.

“Gabimi u bë që në fillim në vendosjen e kandidatit në Gjirokastër. Unë nuk e pranova të isha i dyti, se ky çift ka qenë dhe  2017, baza më propozoi mua dhe bëri një sondazh PD që duhet ta shikonte të drejtë dhe kjo nuk u bë, duhej me profil lokal, se aty ka vota është qark i vogël dhe do të duhej të operohej me njohje personale dhe prirja e këtij zotërie në qarkun e Gjirokastrës ishte shokuese dhe nuk e motivoi PD, brenda partisë u luajt keq. Mua nuk më interesonte vota personale, s’e s’më duhej vota preferenciale dhe misioni im të ishte të mbështesja të parin, unë preferova që i dyti të ishte Vangjel Tavo, por LSI nuk e pranoi se nuk ra dakord në terma të përgjithshëm dhe kjo skemë nuk u pranua. Unë u preka nga COVID dhe u humb filli i fushatës dhe në 10 prill kam konstatuar që PD ka qenë shumë afër marrëveshjes së mandatit të 2, kam ngritur alarmin, që fokusi të mos ishte për të marrë të parin, por të dytin, PS e përqendroi te i treti, i pari dhe i dyti punonte për të tretin, në Gjirokastrës në PD punohej për të parën. Kjo bëri që dhe njerëzit që më mbështetnin të strukeshin. Tashmë tre janë sfidat e PD. Sfida për të rikthyer besimin brenda demokratëve, mobilizimi i tyre, rimëkëmbja e strukturave dhe qartësia në kryerjen e veprimeve politike duke vendosur objektiva të qartë. PD duhet të synojë të fitojë zgjedhjet lokale dhe nuk duhet të gjejë justifikime, PD duhet t’i vendosë kusht qeverisë dhe ndërkombëtarëve që nuk mund të futet në këto zgjedhje me këtë reformë territoriale dhe më këtë kod zgjedhor dhe për ketë duhen bindur ndërkombëtarët”.

Pak pas mbajtjes së Kuvendi Kombëtar të PD-së z.Bejko ka listuar disa nga aspektet pozitive që u shënuan nga punimet e tij.

“Kam pritur që PD dhe Basha duhet të ishte lajmi pas kongresit, por këtë hapësirë e zuri Mark Marku dhe diskutantë të tjerë, debatin e zuri ajo çka nuk u bë dhe jo ajo që u bë. Në këtë kongres u bë mirë se pati 20% hyrje të të rinjve, janë kontributor në procese demokratike, por edhe në aksionet e saj politike. Një gjë që s’më pëlqen, por le ta shohim si pozitive, është kuota e grave, jam dakord që të ketë gra brenda partisë, por me meritë dhe jo kuota, aspekti i tretë pozitiv ishte që këtë proces e ka bërë me debate të forta ku ka pasur liri dhe jo bllokime. Gara që u bë për kryetarin e PD ka qenë një garë reale, me shumë vërejtje, se mund të bëhej më mirë dhe mbi të gjitha është dhe çështja e kohës. Kanë qenë proceset në vijim që nxituar PD të bënte zgjedhje të shpejta. Basha duhet t’i qëndrojë larg adrenalinës që të jep pushteti personal. Basha duhet të punoj në ekip, modelin e autoritarizmit e kemi përballë, është Rama. Ai duhet të ofrojë modelin e një lideri demokratik, duhet të konsolidojë profilin e tij të një lideri demokratik, që të punojë me ekip, ai që evidenton, njeh dhe korrigjon problemin dhe Bashës nuk i mungojnë këto, por duhet ta bëjë se është emergjente”, përfundoi z.Bejko për Report TV. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here