Bejko/ Çfarë po ndodh me energjinë elektrike në Gjirokastër?

0
154

Kryetari i PD Gjirokastër, Roland Bejko, ka reaguar sot për ndërprerjet e shpeshta dhe pa lajmërim të energjisë elektrike në disa prej njësive administrative të rrethit dhe për mbifaturimet e OSHEE.

“Rrëzimi me protesta i Ali Ramës mund ta shpëtojë këtë popull nga çeta e hajdutëve të tij!” ka theksuar Bejko.

Reagimi i plotë i Roland Bejko:

Çfarë po ndodh me energjinë elektrike sot në Gjirokastër?

Të dashur qytetarë,

Në qendrat administrative Kardhiq, Andon Poçi dhe Picar qysh prej mesditës së sotme dhe gjer tani në orën 20:30, mund të ketë pasur mbi 10 shkëputje të njëpasnjëshme të energjisë elektrike.

Kush mban përgjegjësi për shkatërrimin e pajisjeve elektroshtëpiake të banorëve dhe bizneseve të zonës?

Qytetarët e bashkive të Gjirokastrës nga Zagorie në Golem, nga Dropulli në Lazarat, Lunxhëri, Gjirokastër, Picar e Lunxhëri janë përballur këto muajt e fundit me abuzimin e një mbifaturimi ekstrem nga ana e OSHE-së e cila pavarësisht numrit të konsumit real i ka pesëfishuar faturat e konsumatorëve të të gjitha kategorive.

Sikur të mos mjaftojë varfëria, papunësia, taksat e larta, tani qytetarët e kësaj zone duhet të përballojnë edhe faturat e fryra të hajdutëve të OSHE -së.

Për aq kohë sa ky popull do vazhdojë të bëjë rolin e deles kokëulur përballë abuzimit dhe vjedhjes së çetës së Ali Ramës dhe hajdutëve të tij, keq e më keq do vejë jeta e tij dhe shumë e më shumë do paguajnë për ta.

Kukësi dhe Hasi janë një model që duhet ndjekur nga të gjithë qytetarët e abuzuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here