Bejko: Cuci na u shndërrua në tifozin e Luftëtarit

Kur afrohet fushata fillon edhe përfshirja e kandidatëve për deputetë në cdo fushë të jetës sociale apo sportive. E tillë ka qenë përfshirja edhe e kandidatit për deputet të PS në Qarkun e Gjirokastrës Bledi Cuci, dje në emisionin sportiv “Proces Sportiv” në TCH. Ky kanal dihet që është pjesë e propagandës së Ramës dhe PS dhe në këtë vazhdë, po “inkurajon” veprimtarinë e kandidatëve për deputetë të PS në të gjitha qarqet e vendit. Cuci si një prej tyre, ka marrë rolin e specialistit dje në Procesin Sportiv duke vlerësuar ekipin gjirokastrit për ecurinë e shkëlqyer në Superligë. Cuci as nuk ja ka idenë e futbollit, por thjesht kërkon të përfitojë politikisht nga suksesi i ekipit gjirokastrit, i cili dihet nga të gjithë që administrohet nga vëllai i deputetit të LSI ashtu sikurse suksesi apo dështimi i Luftëtarit, i faturohet Grigor Tavos presidentit të ekipit. Dalja e Cucit si ufo në Procesin Sportiv, i ka rënë në sy edhe kreut të PD Gjirokastër Roland Bejko. Në një status në rrjetin social FCB, Bejko ka ironizuar qëndrimin e Cucit në daljen e fundit televizive i cili për të, po luan një rol që nuk i shkon, atë të tifozit të jetës.

Statusi i Roland Bejkos.

Këtij që duket në foto, ju desh të emërohej nga shefi si kandidat për deputet në Gjirokastër që të zbulonte ekipin e futbollit Luftëtari.

Hajd duro dhe këtë tani që na bëka tifozin e jetës.

Ç’nuk mund të presësh nga soi i këtyre për ca vota e pak pushtet .

 

 

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment