Bejko denoncon degradimin e shkollës Naim Frashëri: Psikolog e roje marin rroga fiktive nga bashkia Gjirokastër, pas 25 prillit do mbajnë përgjegjësi ligjore!

0
184

Kandidati për deputet i PD në Gjirokastër z. Roland Bejko ka denoncuar sot degradimin total të shkollës 9-vjeçare Naim Frashëri. Gjithashtu, punësimet fiktive që janë bërë në këtë shkollë konkretisht të psikologes e cila sipas burimeve të besueshme nuk shkon në këtë institucion, përfshirë këtu dhe rojen e shkollës i cili paguhet për sigurinë e shkollës gjatë natës por as ky i fundit nuk paraqitet në punë . Shkolla është vjedhur disa herë ku rasti më i fundit ishte ai gjatë mbrëmjes së djeshme . Sipas z.Bejko , bashkia Gjirokastër nuk po ndalet duke bërë punësime të përkohshme elektorale, për të cilat drejtuesit e saj do të mbajnë gjithë përgjegjësitë ligjore pas 25 Prillit.

Shkolla “Naim Frashëri” në Gjirokastër është në degradim total: Muret në faqen ballore janë zhgaravitur me gjithfarë bojrash e fjalësh me përmbajtje jo etike.

Paguhet një roje për natën, por shkolla është vjedhur disa herë. Roja thjesht merr rrogën, por nuk shkon në punë. (Mbrëmë u vodh sërish shkolla)

Paguhet një psikologe, por as ajo nuk shkon fare në punë. E merr rrogën duke qëndruar në shtëpi. (Sipas burimeve të besueshme).

Bashkia Gjirokastër nuk po ndalet duke bërë punësime të përkohshme elektorale, për të cilat drejtuesit e saj do të mbajnë gjithë përgjegjësitë ligjore pas 25 Prillit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here