Bejko: Më faktoni nëse Blushi e ka hedhur idenë e Republikës se Re para meje

Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka ftuar gjithkënd që të faktojë nëse është ai apo Blushi, i pari që ka përmendur idenë e Republikës së Re. Zoti Bejko, e nxiti këtë debat, pak minuta pasi në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, ky i fundit i’u drejtua liderit të opozitës shqiptare Lulzim Basha, se ideja e Republikës së Re të artikuluar shpeshherë nga Basha, është e vjedhur nga Ben Blushi. Ndërsa në të vërtetë kjo ide për herë të parë, është hedhur në tregun analitiko-politik më 28 mars të vitit të kaluar nga vetë Roland Bejko në një analizë të botuar në portalin Albania Opinion. Madje zoti Bejko, pak minuta më parë, ka hedhur në profilin e tij FCB, një status që vërteton këtë fakt, madje sfidon këdo që të dëshmojë me fakte që ai ka qenë para Blushit që publikoi idenë e Republikës së Re si tezë. Për këtë, zoti Bejko, në mënyrë gazmore për këdo që vërteton të kundërtën, ka lënë kolateral një drekë në një prej restoranteve më të shtrenjta të kryeqytetit.

Më poshtë statusi i plotë i kreut të PD Gjirokastër Roland Bejko dhe analiza e tij që hedh për të parën herë idenë e Republikës së Re të publikuar më 28 mars të 2016 në Albania Opinion.

 

SFIDË PUBLIKE PËR KËDO QË MË VËRTETON PRETENDIMIN E BLUSHIT PËR IDENË E REPUBLIKËS SË RE 🙂

Fevziu i tha sonte nga studio e OPINION, Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha se Ben Blushi pretendon se Basha i ka vjedhur idenë e Republikës së Re (!?)

Nëse del dikush e ma provon se Blushi e ka hedhur këtë ide përpara postimit tim në fcb atëherë Blushi ka të drejtë.

Jam në pritje. Sfiduesi i ofroj një drekë në një nga restorantet më të shtrenjtë të Tiranës 😉

Ps: Unë e kam hedhur idenë e Republikës së Re më 28 mars 2016

 

Koha për një Republikë të Re.

Nga Roland Bejko

Beteja që po zhvillohet te Liqeni tashmë nuk është më vetëm kundër betonizimit, por është një betejë për vet demokracinë.

Ai kënd lojrash për fëmijë po nxjerr zbuluar lojrat politike dhe ekonomike të oligarkëve qeveritarë dhe mediatikë.

Një terr i tillë informacioni është i paparë që nga koha e diktaturës.

Kjo kapje e mediave nga pushteti është parë së fundmi vetëm në vende të tilla si Rusia, Turqia, Siria etj që qeverisen nga autoritete absolute.

Është koha që PD dhe gjithë opozita të bëjë bumin e madh; të shpallë platformën e Republikës së Re !
( Francezët e kanë bërë disa herë)

Nuk do të vlente për asgjë pushteti i nesërm duke e arnuar kostumin e shqyer nga mafja në pushtet të Republikës së tanishme.

Përndryshe fraza që dëgjojmë rëndom nga qytetarët se ” të gjitha partitë njësoj janë” do ta zhysë edhe më thellë qytetarin shqiptar në depresion dhe do ta thellojë edhe më shumë hendekun e mosbesimit që e ndan atë nga politika.

Vetëm një trandje e fortë nga ana e opozitës mund ta shpëtojë demokracinë shqiptare.

Veçse ka një kusht. Duhet të të lëshohen shumë teprica nga e kaluara rrugës…

A kemi këllqe ta bëjmë ?!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment