Bejko: Foltorja nga diçka personale, tashmë paraqet projekt politik

0
168

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Roland Bejko ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV.

Duke folur për nismën e ish-liderit të PD Sali Berisha, Bejko tha se Foltorja nga diçka shumë personale që u nis fillimisht tashmë ka marrë një formë ndryshe, paraqet projekt politik, gjë që i mungonte në fillim. Sipas tij disa nga tezat janë hedhur më parë nga Basha por nuk janë realizuar.

“Foltorja nga diçka shumë personale që u nis fillimisht nga Berisha tashmë duket sikur ka marrë një formë ndryshe, paraqet projekt politik, i mungonte në fillim një i tillë, ishte inati që prevalonte. Fakti që po organizon disa teza për demokratizimin e partisë nëse do fitojë ai ose dikush i tij në Kongresin që do të mbajnë së shpejt, duket sikur hidhen disa teza që Basha i ka hedhur më parë por nuk in realizoi dot siç janë përkohshmëria e kryetarit në pozicionin e tij apo zgjedhja e kryeministrit që do të ndahet nga pozicioni i kryetarit dhe hidhet në votim. Janë disa teza të mira, por është çështja e besueshmërisë tani, është njeriu i duhur që i thotë dhe që duhet ti bëjë. Është edhe gjetja e një ideologjie, gjë që 30 vjet Berisha nuk e artikuloi kurrë konservatorizmin sepse i rrinte ngushtë”, tha Bejko. 

I pyetur nëse Berisha po e bën gjithë këtë për arsye personale, Bejko tha se motivi është i parëndësishëm, por sipas tij PD kishte nevojë për këtë,

“Nuk ka rëndësi motivi, ai mund ta bëjë nga inati, mund të ketë gjetur kohën e gabuar, por ai po e bën dhe PD ka nevojë për këtë. Ajo që më shqetëson mua është fakti që Basha nuk i paraprin. Basha duhet të prezantojë projektin e vet politik. U zgjodh kryetar dhe nuk e prezantoi, ndërkohë që demokratët presin çfarë do bëjë ai ndërkohë që shohin Berishën”, tha Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here