Bejko: Gjirokastra, humbet një prej emrave të shquar të artit figurativ

0
577

Kandidati për deputet i PD Roland Bejko, e ka quajtur humbje të madhe të artit figurativ, ndarjen nga jeta të skulptorit gjirokastrit Stefan Papamihali.

Në një status në profilin e tij në FCB, zoti Bejko, ka vlerësuar kontributin e Papamihalit në fushën e artit dhe kulturës gjirokastrite e kombëtare.

Me largimin nga kjo jetë të Stefanit, familja dhe të afërmit humbën njeriun e dashur, miqësia-njeriun gojëmbël, arti-skluptorin e talentuar-shprehet Bejko.

Statusi i plotë në FCB i Roland Bejkos për vdekjen e skulptorit Stefan Papamihali.

Me hidhërim të thellë mësova se është ndarë papritur nga jeta skluptori i merituar, miku dhe profesori im i pikturës Stefan Papamihali.

Gjirokastra ka tani edhe një tjetër personalitet më pak. U bë e shpeshtë kohët e fundit ikja nga kjo jetë e figurave të spikatura intelektuale; artistë, sportistë, profesorë universitetesh, inxhinierë me kontribute profesionale të çmuara.

Me ikjen e tyre ata lënë mbrapa një boshllëk, një hapësirë që vështirë se do të mbushet për shumë kohë. 
Me largimin nga kjo jetë të Stefanit, familja dhe të afërmit humbën njeriun e dashur, miqësia-njeriun gojëmbël, arti-skluptorin e talentuar.

I paharuar qoftë kujtimi për profesorin e talentuar dhe fjalëpak Stefan Papamihali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here