Bejko: Ja se cfarë po shkakton Kumbaro në Gjirokastër

0
763

Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka akuzuar ministren e kulturës Mirela Kumbaro, për shpërdorimin e fondeve dhe infrastrukturës në shërbim të fushatës elektorale. Në një reagim të zotit Bejko në profilin e tij në FCB, kreu i PD Gjirokastër, vë në dukje se në Gjirokastër, ka zbarkuar e gjithë Ministria e Kulturës e cila është vënë në shërbim të kandidates për deputete të PS Mirela Kumbaro. Taksat e popullit po përdoren në shërbim të Kumbaros dhe qëllimit të saj për t’u zgjedhur deputete. Zoti Bejko garanton se Republika e Re do t’i clirojë nga frika dhe presioni qeveritar nëpunësit e administratës.

 Statusi i plotë i zotit Bejko.

“Të gjitha kafshët janë të barabarta para ligjit, por disa kafshë janë edhe më të barabarta…”

(George Orwell)

Gjithë Ministria e Kulturës, me fondet dhe infrastrukturën e saj është vendosur në shërbim të fushatës së ministres për ta bërë deputete në Gjirokastër.

Pra, me taksat tona jemi të gjithë në shërbim të saj. Ndërsa nëpunësit e administratës po vuajnë shtypjen që vjen nga morsa e pushtetit.

Republika e Re do ti çlirojë nga frika dhe presioni qeveritar.

Qytetarët do votojnë në liri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here