Bejko mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Sokrat Papadhopulit: Me humbjen e tij kemi humbur memorjen sportive!

0
150

Nga Roland Bejko

Ndarja nga jeta krejt pa pritur e Sokrat Papadhopullit është një humbje e madhe për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij. Me ikjen e Sokratit, Gjirokastra dhe Dropulli humbën edhe një personalitet të nderuar të qytetarisë, edukimit, kulturës dhe sportit.
Me humbjen e Sokratit, kemi humbur njëherësh dhe një pjesë të rëndësishme të memorjes sportive të shekullit të kaluar. Largimi i të tillë figurave nga kjo jetë, kaq shpesh kohët e fundit, po hapin zgavra të mëdha boshësie si shpirtërore, por edhe fizike në atë qytet, që ndoshta, do të duheshin dekada që të mbusheshin.
Qoftë i parajsës Sokrati!
Ngushëllime familjes!
I paharuar do të jetë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here