Bejko : Ju tregoj Gjirokastrën e vërtetë përtej propagandës së qeverisë , e vuajtur dhe e braktisur!

0
142

Kandidati për deputet i PD në Qarkun Gjirokastër Roland Bejko është ndalur në zonën muzeale të qytetit të gurtë ku ka parë nga afër shtëpitë që dikur i jepnin hijeshi vendit që janë kthyer në gërmadha si dhe janë braktisur .Pazari i Vjetër , dikur një zonë ku lëvrohej jeta e tregtia sot hesht , hesht nga largimi i banorëve dhe tremb me shtëpitë që rrezikojnë të shemben nga çasti në çast. Sipas Bejkos kjo është “fytyra e vërtetë ” e Gjirokastrës përtej propagandës së rilindjes.
” Përtej propagandës qeveritare që ka ngecur në Qafën e Pazarit, kemi edhe një Gjirokastër tjetër, atë matanë mureve të kalasë. Ajo është Gjirokastra që lëngon, që vuan, që është braktisur.

Qeveria e re e z.Basha do ta shtrijë fokusin e restaurimeve me financimet e saj dhe të donatorëve të huaj në të gjithë ansamblin muzeal duke i dhënë kështu zhvillimit të turizmit një perimetër të ri gjithëpërfshirës në të gjitha lagjet e qytetit”-ka përfunduar Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here