Bejko: Pas 26 vjetësh, Shqipëria jo aty ku duhet të ishte

Ish studenti i dhjetorit 1990 Roland Bejko, analizon ecurinë e Shqipërisë në 26 vite demokraci. Në një prononcim për televizionet e Gjirokastrës, zoti Bejko, ka vlerësuar rolin e studentëve të atëhershëm, në ndryshimin e sistemit, si dhe rolin e padiskutueshëm që ka PD në këtë epokë. Ende pas 26 vitesh, sipas Bejkos, Shqipëria diskuton zgjedhjet e lira dhe të ndershme duke qenë një shoqëri parademokratike. Shqipëria në këndvështrimin e Roland Bejkos, është më keq nga cfarë duhet të ishte, por nuk ka krahasim me sistemin komunist që trashëguam. Shqiptarët po ikin nga ky vend pasi shpresa ka vdekur, ndërkohë që Shqipëria është parajsë për pushtetarët. Ëndërra e të rinjve dhe studentëve të atëhershëm, ka qenë një shoqëri shqiptare me shance të parabarta ndërsa sot, pushteti kontrollon shancet e gjithësecilit. Zoti Bejko, vlerëson Partinë Demokratike, për meritën e padiskutueshme që ka në ndryshimin e Shqipërisë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment