Bejko: Pres që Berisha dhe Basha të gjejnë gjuhën pasi rrezikon që PD të çahet

0
162

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD z .Roland Bejko nga studio e “Të Paekspozuarit” NË MCN TV ka deklaruar se ajo që pret tani është gjetja e një gjuhe dialogu mes Berishës dhe Bashës sepse në të kundërt rrezikohet një çarje në PD.

Pres të gjendet dialogu mes Bashën dhe Berishës, sado të ndërhyjnë amerikanët PD rrezikon ndarjen. Ndërsa Berisha e ka parë veten si Zot në PD dhe nuk e ndan dot, e ka ADN, gjak, mendoj se Berisha e trajton veten të tillë, Zotët janë të pamëshirshëm, të njëjtën gjë do bëj dhe Basha sot të duket si Zot. Deri tani Basha ka qenë Zot i butë, i qullët. Problemi është si e pash unë bazën, ka shumë konspiracion dhe komentet ishin që kjo është një punë e sorosit dhe prandaj e hoqën doktorin se duan të heqin Bashën. Por kjo është luftë e pasur për pushtet sepse nuk e pranon Berisha. Do shkoja me Berishen nëse nuk do ishte ‘non grata’ dhe ditën që humbën zgjedhjen do kishte deklaruar Basha stop nuk do bëhet zgjedhja për kryetar. Berisha i ka marrë vendimet për përjashtim nga grupi me një të rënë të lapsit. Doktori dhe Basha i kanë marrë vendimet bashkë. Deputetët e tanishëm i kanë nxjerr bashkë. Basha smerr dot vendime pa Berishën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here