Bejko: Programi i PD synon rimekembjen e ekonomise dhe zhvillimin konkret te qarkut te Gjirokastres

0
208

Kandidanti per deputet i PD ne qarkun e Gjirokastres z.Roland Bejko ka qene i ftuar ne RTv Alpo ku ka folur per situaten aktuale politike , zgjedhjet e 25 prillit dhe programin e kesaj partie.


I pyetur nga paneli i gazetareve per sa i perket vendosjes se punonjesve ne admnistrate z.Bejko eshte shprehur se: “Duhet bere seleksionim nuk duhet te jete vullneti i Landit apo individeve te tjere qe drejtojne shteti por duhet te jete sistemi ai qe do te selektoje, ose te kalon ose te ngele.Sistemi nuk kryhet nga nje njeri , cdo pune qe behet nga nje njeri eshte gabim. Shikojeni cfare ben kryeministri shqiptar. Nuk mund te themi se kemi nje admnistrate te paafte por eshte sistemi qe e nxjerr dhe te aftin te paafte. Ne , e para do respektohet ligji , qe te respektohet ligji do vullnet politik , ne i kemi ligjet sipas parimeve te BE por ligji duhet te zbatohet ne kete menyre. Nuk do te jete vullneti personal i nje individi, do te jete zbatimi i hierarkise.
Per sa i perket drejtorive te cilat sot jane làrguar nga Gjirokastra sipas Bejkos te gjitha institucionet do te kthehen, decentralizimi i institucioneve.Do te bejme dekoncetrim te institucioneve sepse periferite u braktisen ne kete menyre do te rritet edhe niveli intelektual te rretheve te braktisura nga inteligjenca . Universiteti nuk duhet arrnuar por duhet rithemeluar pasi eshte demtuar moralisht dhe te vihet ne vend duhet rithemeluar eshte njesoj si nje parti politike. Ka shume pedagog qe kane ikur nga Gjirokastra ne Tirane dhe jane nga me te miret aty. Universiteti ka efekt edukativ dhe ekonomik sa me shume studente te kete aq me shume do te kontribuojne edhe ne ekonomine vendase. Shqiperia ka shume pasuri natyrore si fillim duhet ti evidentojme ato dhe me pas ti mbrojme , te bejme nje bilanc se cfare na ka ngelur pa u demtuar. E gjithe ajo pasuri do te shkoje tek shqiptaret. Si pjese e hartuesve te programit ekonomik me kemi menduar qe per rimkembjen e ekonomise do tu garantojme shqiptareve te gjithe atyre qe jane larguar sepse Gjirokastra eshte nje nga vendet qe eshte prekur me fort nga emigrimi masiv , te rikthehen te investojne ne zonen e tyre duke i garantuar taksat zero per nje kohe te gjate gati 10 vjecar dhe ne varesi te numrit te punonjesve do te marrin subvencion nga shteti.
Shume institucione sic eshte SPAK sot varen nga ekzekutivi pas 25 prillit kjo situate do te ndryshoje.Ky eshte misioni i PD çlirimi i ekonomise nga duart e krimit.Pandemia varferoi edhe me shume shqiptaret , kane mar me lista jo vetem ushqimet por edhe ilacet.
Bujqesia dhe blegtoria eshte braktisur pavaresisht se se bashku me turizmin jane shtylla te rendesishme te ekonomise. Zero investim per gjedhet zero investim per derrat . Tokat jane lene djerre sepse nuk ka kanale vaditese .Gjithashtu çmimi i naftes eshte shume i larte.Ne do te ulim çmimin e naftes per te gjithe, do te subvencionojme bujqesine e blegtorine me 150 milione euro. Turizmit do ti japim prioritet ne Gjirokaster . Duke investuar jo vetem ne pazar por kudo edhe pas kalas ne çdo lagje , do te zhvillojme turizmin fetar, turizmi i shtigjeve ne bashkepunim edhe me fqinjet tane, turizmi i pashallekut.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here