Bejko rrëfen tek Sheshi i Lirisë, 20 shkurtin e 1991

Nën tingujt e këngës “Wind of change” nga Scorpions, në Sheshin e Lirisë u organizua sot një mbrëmje artistike, si përkujtim dhe reflektim per 20 Shkurtin 1991. Nën moderimin e artistit Arben Skënderi, dhjetra të rinj lexuan poezi dhe disa protagonistë rrëfyen për ta orët e vështira të 26 viteve më parë por edhe solidaritetin e qytetarëve të Tiranës e gjithë Shqipërisë me grevën e studentëve në shkurt 1991. Njëri prej studentëve të lëvizjes së dhjetorit të 1990 Roland Bejko, ndau me të rinjtë eskperiencën e tij me studentët e Gjirokastrës mbi lëvizjen për të rrëzuar dikaturën komuniste. Ai tregoi edhe dokumentat e rralla të organizimit të studentëve për grevën e urisë dhe solidaritetin e mjaft qytetarëve me ta. Atëherë kishim përballë oligarkinë e diktaturës komuniste, ndërsa sot oligarkinë kriminale të Edi Ramës! Atëherë kërkuam pluralizëm politik dhe votime të lira e të ndershme, ndërsa sot  26 vjet më vonë kërkojmë sërish votime të lira dhe të ndershme! Kjo është e turpshme, degradim total i demokracisë nga Edi Rama. Thirrje studentëve dhe pedagogëve që t’i bashkohen kauzës së opozitës sot, se nesër do të jetë vonë-është shprehur zoti Bejko kreu i PD Gjirokastër. Pjesë e kësaj mbremje, ishin edhe poezi të njohura të Visar Zhitit e Havzi Nelës që u intepretuan nga të rinjtë pjesëmarrës në protestën e qytetarëve për zgjedhje të lira e të ndershme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment