Bejko: Sulmi ndaj akademikut Artan Fuga, nga gazetarja e oborrit të shokut Kim Ram Yung-un

0
991

Roland Bejko, ka reaguar ndaj sulmit më të fundit në drejtim të akademikut Artan Fuga, nga ana e gazetares Mira Kazhani, e cila për zotin Bejko, i përket oborrit të qeverisë Rama. 

Në reagimin e tij zoti Bejko, rendit arsyet e këtij sulmi që e ka burimin nga zyra e kryeministrit Rama cka po pompon gazetarët për të pasqyruar një Shqipëri virtuale dhe shmangur atë Shqipëri reale me të këqijat që ka nën rregjimin e qeverisë së trafikut të drogës duke sulmuar zëra liberalë si Artan Fuga apo Fatos Lubonja. 

Reagimin e tij, zoti Bejko, e ka përcjellë përmes profilit të tij në FCB.  

(Lexojeni dhe do të lemeriseni!)

Kjo më kujton atë filmin me Kim Yong-un që kur shkuan gazetarët amerikanë në Korenë e Veriut panë nga vitrinat supermarketet plot me ushqime, fruta dhe perime të shëndetshme. Kur i prekën me dorë, dalluan se ato ishin të gjitha të reme, prej plastike.

Nuk e kuptoj si mund të atakohet në këtë mënyrë enveriste akademiku Artan Fuga për mendimin dhe shprehjen e lirë?! Për lirinë e tij?!
Nëmos në një sistem demokratik, të paktën jemi ende në ditët e fundit të një sistemi pluralist ku gjithkush është i lirë të shprehet për gjithkënd dhe për gjithçka dhe sidomos kundër qeverisë dhe politikave të saj të gabuara edhe kur asaj i shkojnë sipas disave punët mirë, e jo më kur qeveria dhe qeverisja është një katastrofë e vërtetë: supervanitoze në një nga vendet më të varfra, e korruptuar deri në qelizë, e kapur nga krimi dhe korrupsioni nepotik (me miliona euro koncesione korruptive), me policinë tërësisht të vendosur në dispozicion të bandave dhe parcelave të drogës, me ekonomi të falimentuar dhe me shtetas që i ikin përditë nga vendi nga sytë këmbët etj, etj.
Dhe del kjo gazetarucja e porositur nga lideri suprem Kim Ram Yung-un dhe çeta e tij prapaganditike të sulmojë një zë të lirë, profesionist, qytetarin që e fiton jetën me punën e mendjes, një pasuri kombëtare shkencës dhe dijes, një bibliotekë lëvizëse siç është akademiku Artan Fuga.

Dhe duke goditur profesor Fugën, kazani i mediave, duan të godasin me këtë rast të gjithë qytetarët dhe intelektualët e lirë të këtij vendi që mendojnë dhe shprehen se Republika e Vjetër e oligarkëve që e paguajnë gazetaren aq pak për të tilla sulme vulgare sa nuk mund të blejë edhe një bluzë të thjeshtë H&M ndërkohë që ata vetë janë pronarë të parcelave të drogës, koncesioneve e lojërave të fatit, klientë të rregullt të Hermesit, është në grahmat e fundit dhe pashmangshmërisht e “dënuar” të zëvendësohet nga Republika e Re që po ndërtohet përditë e më shumë.
Ky sulm me shumë zulm, na sjell në kujtesë vitet ’90 kur sulmoheshin në të tillë mënyrë dhe me të tillë stil mediokër çdokush që kritikonte Partinë e Punës së babait të Edi Ramës, e Ditmir Bushatit, duke ju thënë, “para se të reagoni, hiqni dorë nga privilegjet që ju ka dhënë Partia dhe shoku Enver, ktheni pas diplomat, dorrëzoni shtëpitë dhe telefonat, dhe pastaj kritikoni apo dilni kundër Partisë”.

Ooo pika që nuk ju bie. Nuk mësuat asgjë nga hapja e Shqipërisë dhe as nga teknologjia e re. Ngelët po ata gazetarë të përdorur e dacibaoistë si 30 vjet më parë!

Ju tremb për vdekje njeriu i lirë, mendja e lirë dhe e pakapur, fjala e lirë, idetë e reja për një Republikë të Re, humbja e privilegjeve të pushtetit klanik dhe kriminal. Ju tremb liria.

Në shkrim gazetarja pikturon një Shqipëri të mirë, ku ushqehemi mirë, paçka se njerëzit vdesin për ditë e më shumë nga kanceri për shkak të kequshqyerjes, ka supermakete të mira, paçka se mallrat janë në skadencë a prag skadence. Ka ca të meta qeverisja, si droga, korrupsioni, etj, por që hajd mo, këto mund ti ndryshojmë dhe ti zhdukim me dialog me Kim Ram Yung-un dhe jo me protesta dhe mosbindje civile.

Por, moj zonja gazetare, çfarë duhet bërë kur i plotfuqishmi tallet me dialogun, linçon opozitën dhe përdor si kamzhik ndaj fjalës së lirë fletërrufe e gazetarucë si puna jote?

Çfarë duhet bërë kur rregjimi kthehet në terror ndaj qytetarëve? Disa njerëz, ehuuu sa të mençur e të ditur në raport me ty, kanë thënë se pushtetin e terrorit e mund vetëm revolucioni demokratik.

Megjithatë, po e lëmë me kaq. Të kushtuam më shumë vëmendje seç e meriton. Shkrimi yt është thjesht linçim i tipit komunist, soc-realist, dacibaoist, vulgar, pa lidhje në përmbajtje dhe i turpshëm.

Reagimi im, ështe ndaj fenomenit të përdorimit të gazetarëve të oborrit dhe lançimit në masë e në front të gjerë të qytetarëve, profesorëve,akademikëve, analistëve dhe politikanëve që janë kundër Kim Ram Jungut-un.
(Kujtojmë këtu dhe linçimin që i bëhet së fundmi nga po i njëjti klan gazetarësh afër oborrit, analistit të lirë e të pavarur Fatos Lubonja)

Gjithsesi, në rastin tënd vlen të përdorim atë shprehjen me qentë që aq shumë dashuron deri në psikopati Kim Ram Yungu-un; ” qentë le të lehin, Republika e Re shkon përpara dhe Shqipërinë për lesh po e çon Oligarkia kriminale që do të mbajë pushtetin me çdo çmim, me çdo mjet dhe me zgjedhje të blera nga paratë e drogës, dhuna mbi administratën dhe ryshfetet e konçensioneve”.

Është thjesht çështje ditësh. Dhe Ai e di këtë. Dhe ju e dini këtë. Tërmeti që do shembë Republikën tuaj të oligarkëve të leshit, do bjerë së shpejti, prandaj minjë kanë filluar të lëvizin.

Kliko linkun e mëposhtëm për të lexuar shkrimin e Mira Kazhanit në gazetën TEMA.

http://www.gazetatema.net/2017/05/09/te-shkruash-statuse-nga-parisi-per-republiken-e-re-si-artan-fuga-dhe-te-shohesh-nga-tv-si-do-shkojme-ne-per-lesh/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here