VIDEO/Bejko thirrje Bashkisë dhe Prefektit, merrni masa për kohën e keqe

Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka ripërsëritur kërkesën e tij, karshi Bashkisë dhe Institucionit të Prefektit, për marrjen e masave në terren në përballimin e gjendjes së vështirë që ka krijuar moti i keq. Në një deklaratë për mediat vendore, zoti Bejko, ka akuzuar Bashkinë dhe Prefekturën si të paafta në menaxhimin e situatës së krijuar në të gjithë zonën dhe njëkohësisht, ka kërkuar zbatimin e legjislacionit nga ana e njësive vendore në Gjirokastër, për funksionimin e shtabeve të emergjencave civile. Zoti Bejko ka sjellë shembuj të ndryshëm të mungesës së reagimit nga institucionet shtetërore vendore në rrugët e sipërme të qytetit ku janë të mbërthyera nga acari. Gjatë ditëve në vijim moti do të jetë i keq dhe për këtë zoti Bejko ka kërkuar nga institucionet vendore, që të marrin masa dhe veprime konkrete për përballimin e situatës. Ndonëse faktet e servirura nga Bejko kanë qenë të prekshme, ai shpeshherë është ndërprerë në deklaratën e tij, nga gazetarja e Alpo TV Entjola Budo e cila ka ndërhyrë pa etikë dhe larg rolit të një gazetari. Reflektimi i gazetares është qëndrimi i orkestruar nga Zamira e Bashkisë përmes shërbëtores që mban në paradhomë e cila ka rolin e shefes së propagandës në mediat vendore që janë në Gjirokastër mes të cilave edhe ALPO e marrë me koncension nga Tavo. Megjithatë kjo nuk e zbeh rolin që ka opozita në Gjirokastër në denoncimin e fenomeneve të ndryshme pavarësisht se Zamira e Bashkisë apo Tavo, përmes shërbëtorëve të tyre, përpiqen që të zhurmëzojnë duke tentuar të fshehin realitetin që për ta është dhimbje.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment