Beqaj pranon dështimin e tij : Korrupsioni në shëndetësi problem i madh

0
166

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pranon se fenomeni i korrupsionit në sistemin e shëndetësisë është problem.

Gjatë një interviste Beqaj ka pranuar dështimin e tij kur ishte në krye të detyrës si ministër .

Mesa duket qenka. Fakti që kemi kaq kohë që e dimë që është si problem, nuk kemi qenë në gjendje ta zgjidhim. Më takon të flas më pak se kam pasur detyrë të përballem me këtë gjë për 3 vite gjysmë. Mesa duket nuk ia kam dalë.

Fokusi ynë më së pari ishte përmirësojmë dhe të zgjerojmë ofertën e kujdesit shëndetësor publik. Pa dashur t’i shmangen përgjegjësisë, mesa duket është pjesë e një kulture që ne kemi si shoqëri, ku përzihen elementë të jugut të Mesdheut me ato të orientit të afërt.

Në diskutimet e ditëve të fundit janë përdorur 2 fjalë, unë do shtoja një fjalë të tretë, peshqeshi, bakshishi dhe ryshfeti. Janë të ndryshme, kjo e bën  pak të vështirë edhe përballjen me këtë gjë. Nuk besoj se zgjidhja është vetëm shpërblimi”, u shpreh Beqaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here