Berisha: ‘Le të urojmë që magjia e Krishtlindjeve të shndërrohet në frymëzim, mbarësi dhe suksese!’

0
146

Ish-Kryeministri Sali Berisha u ka uruar sot besimtarëve shqiptarë të krishterë, kudo që ndodhen, mbarësi dhe suksese me rastin e festës së Krishtlindjes. Berisha ka publikuar një fotografi në Fb me bashkëshorten, znj. Liri Berisha, shoqëruar me këtë mesazh:
“Gëzuar Krishtlindjen!
Miq, besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe kudo në botë festuan mbrëmë natën e lindjes së Krishtit Mbret, Hyjit, burrit që me fuqinë e tij hyjnore ndryshoi botën dhe njerëzimin. Le të urojmë së bashku, të dashur miq, që magjia e kësaj feste të shndërrohet në frymëzim, mbarësi dhe suksese për secilin prej nesh, për çdo shqiptar, që Krishtlindjet e tjera më mirë të na gjejnë!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here