Berisha: Masakra e Raçakut thirrje për drejtësi!

0
163

Ish-kryeministri Berisha në një shënim në fcb duke përkujtuar 21 vjetorin e masakrës së Raçakut, shkruan ndër të tjera se ‘ju bej thirrje vendeve të lira të vendosin para drejtësisë autorët, porositësit dhe organizatorët e kësaj masakre si dhe ata që mohojnë krimin monstruoz ndaj banorëve të Raçakut dhe mbarë Kosovës.’
‘Miq, ne janar te vitit 1999 grupe terroriste te armatosura serbe kryen ne Fshatin Raçak te Kosoves nje nga krimet me te shemtuara, masakrat me horror pas asaj te Srebenices.Ata vrane, theren, masakruan ne nje nate 45 gra, femije, burra shqiptar te ketij fshati. Viktimat e pafajshme te Raçakut u shnderruan ne apelin e fuqishem te shqiptareve te Kosoves ne klithmen dhe kushtrimin e te reneve nga barbarite serbe per vendet e lira dhe mbare boten. Masakra e Raçakut i deshmoi njerezimit fytyren mizore te Sllobodan Millosheviçit dhe regjimit te tij barbar.
Duke u perulur sot para viktimave te kesaj masakre te epsheve raciste shtazore serbe ndaj shqiptareve, ju bej thirrje vendeve te lira te vendosin para drejtesise autoret, porositesit dhe organizatoret e kesaj masakre si dhe ata qe mohojne krimin monstruoz ndaj banoreve te Raçakut dhe mbare Kosoves.
Sonte duke ndare dhimbjen e thelle me familjet dhe te afermit e viktimave te masakres se Raçakut, denoj qendrimin tradhetar antikombetar te Zografit Bis qe ka shnderruar Shqiperine ne vend vasal te Beogradit. Nderim perjete viktimave te Raçakut! Sb’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here