Berisha: Nëse vendi shkon në zgjedhje që nesër opozita i fiton!

Ish kryeministri Sali Berisha në një përballje me një panel gazetarësh këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” është shprehur i sigurtë se opozita i fiton zgjedhjet.

“Opozita i fiton zgjedhjet , edhe nëse bëhen nesër i ka të fituara.”

Gjithashtu ish kryeministri ka këmbngulur tek protestat pasi sipas tij ato janë mjeti i duhur që mund të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti.

“Dakord nuk e rrëzuam ,por hajde ta rrëzojmë.Duhen protesta të qëndrueshme .Rama ikën kur të mos jetë më i zoti të kthehet më në zyrë. Shqiptarët nëse duan të rrëzojnë Edi Ramën , shqiptarët duhet të përgatiten për një rezistencë në shesh. Rama është frikacak, është i pari që ia mbath nëse populli e rrethon.”

Berisha ka thënë ndër të tjera se opozita duhet të vazhdojë të kërkojë zgjedhje të lira pasi me Eďi Ramën nuk ka zgjedhje të lira.

“Vetëm këtë këshillë çdo lloj përpjekje për të votuar shqiptarët të lirë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira!”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment