Berisha: Rama ndryhet në Sarajet e Surrelit, anullon axhendën! Nderim tifozëve Kuq e Zi!

0
148

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar, incidentin që ndodhi mbrëmë në stadiumin “Air Albania” midis mijëra tifozëve dhe kryeministrit të vendit, Edi Rama, që po merrte pjesë në ndeshjen e parë inaguruese. Berisha shkruan se revolta e mijërave tifozëve që thërrisnin “Rama ik”, e ka lënë edhe sot të traumatizuar, Ramën.

“I traumatizuar nga nata e mbrëmshme në stadium, – shkruan Berisha në Fb, –  ku thirrjet e 20000 tifozëve “Kuq e Zi” i rikujtuan thirrjet e qytetarëve të Bukureshtit në dhjetor të vitit 1989, Edvini ka anulluar të gjithë axhendën e ditës të sotme dhe është ndryrë në Sarajet e Surrelit!

Nderim tifozëve Kuq e Zi që me thirrjet e tyre “Rama ik” lëshuan kushtrimin popullor për fazën përfundimtare të revolucionit demokratik për përmbysjen e Edvin Mafisë dhe narkoshtetit të tij.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here