Berisha: Shqipëria me infektimet ditore nga Covid-19 me të lartë në botë!

0
164

Nga Sali Berisha

Miq, javën që kaloi Shqipëria renditej e para në botë pas Malit të Zi për numrin e të infekuarve për 1 milionë banorë.

Kështu javën që kaloi me një testim të kufizuar regjistroi në 7 ditë dmth nga dt 8-14 shkurt 7739 raste të reja me covid19 apo mesatarisht 11056 raste në ditë apo 384 raste për 1 milionë banorë.

Duke krahasuar këto të dhëna me të dhënat e ditës së djeshme të rasteve të reja me covid 19 për 1 milionë banor sipas vendeve të publikuara në ëorldmetër coronavirus, del se numri i rasteve të reja me covid 19 për 1 milionë banorë në çdo vend të botës përveç Malit të Zi ishte më i ulët se sa mesatarja javore e numrit rasteve të reja me covid 19 në Shqipëri dhe kjo pavarësisht se Shqipëria ka testimet për 1 milionë banorë ndër më të ultat në Europë dhe në botë.

Mediat në Shqipëri dhe në botë këto ditë kanë raportuar shifra alarmante rastesh të reja për Francën. Në fakt numri ditor i rasteve të reja në Francë ka qenë qartësisht me i ulët se sa në Shqipëri me gjithë testimin 7-8 herë më të lartë në Francë se sa në Shqipëri.

Për krahasim kam zgjedhur datat 12- 14 shkurt në të cilat Franca ka regjistruar mesatarisht 21000 raste të reja në ditë.

Kështu Shqipëria nga dt 12 -14 shkurt pati mesatarisht 1100 raste për reja apo 381 raste për 1 milionë banor.

Kurse Franca vendi me numrin më të lartë të infeksioneve ditore në Europë nga dt 12 -14 shkurt pati mesatarisht 2100 raste në ditë apo 310 raste për 1 milion banor pra Franca pati 71 raste për 1 milion banorë më pak se Shqipëria.

Por edhe më dramatike janë dallimet në qëndrimet e Shqipërisë dhe Francës ndaj të sëmurve të diagnostikuar me covid 19.

Kështu, Franca ka shtruar në spitale javën e fundit 10 037 raste kurse në Shqipëri numri i të shtruarve në spitale nga data 8 gjer në datën 14 shkurt, me gjithë 7739 raste të reja, në Shqipëri u rrit vetëm nga 499 të shtruar që ishin me dt 8 shkurt në 531 të shtruar që në 4 spitalet covid me dt 14 shkurt.

Pra në Francë rastet me covid shtrohen në spital së paku 5 herë më shumë.

Këto të dhëna dëshmojnë:

1-Keqmenaxhimin ekstrem absolut të pandemisë nga Xhahili i Surrelit dhe kupola e konfliktit të interesit.

2-Rrezikun e jashtëzakonshëm që përbën për Shqipërinë përhapja e lirë e covid 19 për shqiptarët.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe situatën dramatike të pandemisë në vendin tonë kërkoj

1-Shkrirjen e menjëhershme të kupolës së konfliktit të interesit që perdor menaxhimin e pandemisë në funksion të suksesit imagjinar të Xhahilit të Surrelit dhe krijimin me urgjence të,

2- Komitetit Kombetar për menaxhimin e pandemisë së covid 19 të kryesuar nga Presidenti i Republikës.

3-Krijimin pranë komitetit kombëtar të Komitetit të Ekspertëve me specialistë të shquar, vendas dhe të huaj jashtë çdo konflikti të interesit. sb

France reported 21,231 neë confirmed COVID-19 cases on Saturday, slightly up from 20,701 on Friday.

449 rastedt 8 36 ne terapi intensive

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here