Berisha thirrje deputetëve të mazhorancës: Hajdeni të votojmë ligjin që i bën zero tarifat për studentët, por nuk ju lë …

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ftuar ditën e sotme nga foltorja e kuvendit, deputetët e mazhorancës që të votojnë sëbashku ligjin që i bën zero tarifat për Universitet publike, si shenjë mirënjohjeje për të rinjtë shqiptarë.

Ai tha se të rinjtë që protestojnë sot, po luftojnë për të ardhmen, pasi ata duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.

A keni ju shpirt të votojmë sot ligjin universitet pa tarifa për të gjithë shqiptarët. Pse të mos ua bëjmë ne këtë atyre, ata s’po luftojnë vetëm për ditën e sotme, po luftojnë qe të bëjnë Shqipërinë edhe ne ne një akt mirënjohjeje të votojmë ligjin universitet publike pas asnjë tarifë, por nuk na lënë hajdutët dhe hajdutëria. Unë jam i bindur se ata studentë do të fitojnë sepse ata kanë rikthyer në gjeneratën e tyre ëndrrën europiane. Ëndrra, nuk ka forcë në botë që të ndalojë këtë rini, mjerë ju ku do shkoni’, deklaroi Berisha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment