Bes Kallaku festë për ditëlindje, pezullohen 6 policë, gjobitet lokali dhe të ftuarit, mes tyre dhe presidenti Meta

0
168

Gjashtë punonjës policie janë pezulluar dhe administratori i lokalit është gjobitur për
ceremoninë që organizoi aktori i humorit Bes Kallaku me rastin e 35-vjetorit të lindjes dy ditë më parë.
Policia e Tiranës deklaron se pasi u sinjalizua për ditëlindjen që kishte organizuar aktori në një lokal në fshatin Laknas, bashkia Kamëz, mori masa në zbatim të Aktit Normativ anti-covid duke e gjobitur administratorin e lokalit me inicialet F.U me 1.000.000 lekë.
Në ceremoni, sipas policisë morën pjesë 30 persona, të cilët do të gjobiten, pasi janë identifikuar në bazë të pamjeve filmike.
Në ditëlindjen e aktorit të njohur ishin të pranishëm përpos familjes, miq, kolegë, por dhe
Presidenti i Republikës, Ilir Meta me Monika Kryemadhin.
Me urdhër të drejtorit të policisë së Tiranës u pezulluan nga detyra 6 punonjës policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë.
Pamjet e festës bënë xhiron e medieve sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here