Bie interneti/ Probleme te shumta ne komunikim

Rrjetet e mëdha sociale janë rrëzuar edhe në të shkuarën, por ajo që ndodhi me Facebook dhe mediat e saj dukej e rrallë. Kjo për shkak se këto media dolën jashtë funksionit për më shumë se dy orë.

Sipas një përllogaritje paraprake, thuhet se kostoja fillestare në ekonominë botërore shkon në 160 milionë dollarë.

Aksionet e Facebook në bursë janë ulur menjëherë me 5 përqind.

Disa portale spekulojnë se Facebook, Instagram dhe Whatsapp janë sulmuar si kundërpërgjigje ndaj një interviste bombastike të një ish-drejtueseje të FB.

Kurse BBC thotë se bëhet fjalë për një gabim në DNS, ose ndryshe sistemi i emrave të domain-it.

Facebook nuk ka sqaruar zyrtarisht se cili është problemi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment