Bie Tola, Zamira me dhimbje koke, LSI pakicë dëshpëruese në Këshillin Bashkiak

0
2754

LSI ngelet pa një këshilltar në Këshillin Bashkiak.

Shkarkimi i Bashkim Tolës nga posti i këshilltarit bashkiak, ka rudhur më tepër prezencën e këshilltarëve të LSI në parlamentin lokal.

Me 17 vota pro dhe vetëm 5 kundër të LSI, Bashkim Tola, është dëbuar sot nga radhët e këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës duke i dhënë sinjalin Zamira Ramit se tashmë për të vijnë vecse ditë të zeza edhe për 24 muajt e ardhshëm në krye të Bashkisë.

Bashkim Tola është drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve dhe u zgjodh në këtë post në prill të vitit të kaluar, me propozim të Zamira Ramit ndonëse Tola ishte këshilltar i PS. Me zgjedhjen e tij në krye të kësaj ndërmarrjeje pa aprovimin e PS por si një tekë e Ramit dhe e Tavos, raportet e Tolës me PS, u ftohën dhe kësisoj “de facto” ai ishte këshilltar i LSI.

Zhvillimet politike të dy muajve të fundit, nxori si domosdoshmëri ridimensionimin e raporteve të LSI dhe PS në nivel vendor ku PS kërkoi dëbimin e Tolës nga Këshilli Bashkiak pasi binte në konflikt interesi pozita e tij me Këshillin Bashkiak.

Sot u hodh në votim nga këshilltarët dhe Tolës i’u hoq mandati i këshilltarit nga 17 votat e PS dhe PD ndërkohë që Tola ka marrë mbështetjen e pesë këshilltarëve të LSI.

Mbledhja e sotme është shoqëruar me mjaft debate nga të gjitha kampet politike ndërkohë që pa debat ka kaluar aprovimi i listës së ndihmës ekonomike.

PS dhe PD, kanë bashkuar votat duke mos kaluar edhe strukturën, organikën dhe planifikimin e nivelit të pagave të Bashkisë Gjirokastër cka ka acaruar shumë Zamira Ramin.

25 Qershori paralajmëroi ditë të vështira për Bashkinë Gjirokastër pasi kalimi në opozitë i LSI do të të thotë se kryebashkiakja Zamira Rami nuk do ta ketë mbështetjen e PS në Këshillin Bashkiak cka do të thotë se është tërësisht e izoluar nga veprimet që do të ndërmarrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here