Bie vala e klandestinëve drejt Shqipërisë

0
282

Vala e klandestinëve sirianë apo dhe nga vendet me konflikt civil nga Lindja e Mesme, ka njohur rënie javët e fundit në kufirin shqiptaro-grek. Vetëm këtë muaj, kanë hyrë përmes kufirit shqiptar të Kakavijes, 34 klandestinë sirianë, afganë dhe irakenë. Mjaft prej tyre, kanë shfaqur dëshirën për të përfituar statusin e emigrantit në Republikën e Shqipërisë e për rrjedhojë, janë dërguar në Qendrën e Pritjes dhe të Trajtimit të Emigrantëve në kryeqytet-pohon për Jugunews.net drejtori i Policisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, Arjan Feri. Sipas këtij të fundit, prej muajit korrik e deri në fillim të shtatorit, numri i përgjithshëm i klandestinëve të ardhur në Shqipëri përmes kufirit shqiptaro-grek, ka qenë 245. Shumica e tyre, nuk kanë preferuar të qëndrojnë në Shqipëri ndërkohë që janë deportuar nga autoritetet policore shqiptare, drejt shtetit nga kanë ardhur që është Greqia. Vetëm 34 prej tyre, kanë kërkuar të përfitojnë statusin e emigrantit në Republikën e Shqipërisë duke plotësuar procedurat përkatëse. Vala e emigrantëve të ardhur në Shqipëri, ka pasur si synim, kalimin për në shtetet perëndimore për një jetë më të mire duke u larguar nga shtetet e tyre të origjinës ku gjenden nën konflikt civil. Shqipëria përdoret si vend tranzit për të kaluar drejt Malit të Zi, e më pas Kroacisë, Sllovenisë për të mbërritur në destinacionin final sic është Austria apo dhe Gjermania.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here