Bilanci ditor i Covid, 397 raste të reja

0
164

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 397 raste të reja me koronavirus.L

Një qytetar 54-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën

Më poshtë buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4,935 testime, 397 raste të reja, 1 humbje jete dhe 39 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,935 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 397 qytetarë, në këto bashki: 146 raste në Tiranë, 28 raste në Durrës, Vlorë, 24 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Fier, 15 raste në Elbasan, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Malësinë e Madhe, Berat, 11 raste në Lushnje, 10 raste në Lezhë, 9 raste në Vaun e Dejës, 6 raste në Gjirokastër, 5 raste në Has, Rrogozhinë, 4 raste në Kurbin, Krujë, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mat, Roskovec, Patos, Mallakastër, Korçë, Kuçovë, Konispol, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës, Vorë, Selenicë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Gramsh, Prrenjas.

Aktualisht janë 2,810 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 46 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 54 vjeç nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve.

Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,673 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 397

Të shëruar në 24 orë 39

Të shtruar në spitale 46

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 4,935

Testime totale 957,801

Raste pozitive 135,947

Raste të shëruara 130,673

Raste Aktive 2,810

Humbje jete 2,464

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1067

Shkodër 388

Fier 286

Vlorë 272

Elbasan 177

Lezhë 151

Durrës 163

Berat 84

Gjirokastër 82

Korçë 53

Kukës 53

Dibër 34

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here