Bilanci i mbylljes nga COVID-19: Miliarda dollarë humbje dhe 70 mijë të papunë të rinj

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë goditur rëndë ekonominë e vendit.Efektet dhe dëmet në ekonomi dy javët e fundit të muajit mars dhe prill llogaritet mbi 2 miliardë dollarë.Masat shtrënguese ishin jashtëzakonisht jo në përpjestim me shkallën e rrezikut që ishte e ulët. Çdo kufizim i aktivitetit të biznesit përkthehet në faturë financiare. E përllogaritur vetëm për dy javët e fundit të muajit mars dhe prill kalon në ekonomi formale 1. 2 miliardë dollarë dhe në ekonomi rele, ku futet dhe pjesa informale, mbi 2 miliardë dollar që do paguhen nesër nga qytetarë shqiptarë. Vendet e rajonit morën masa shumë të lehta dhe patën rezultatet shëndetësore shume herë më të mira. Shqipëria duhet të ndiqte shembullin e tyre, por zgjodhën një mënyrë tjetër, masa të paarsyeshme dhe jo profesionale që rënduan dhe prodhuan një faturë financiare që për 6 javë ka kaluar 2 miliardë dollarshin, pa llogaritur këtu edhe muajin maj që janë humbje dhe i shtohen faturës së parë. Faturës 2 miliardë do t’i shtohet edhe qindra milionë të tjerë që janë prodhuar gjatë muajit maj. Kriza nga koronavirusi ka shkaktuar në tregun formal rreth 70 mijë të papunë.Ka pasur një kategori biznesesh që kanë punuar normalisht, por kategoria më dërrmuese është e prekur mjaft rëndë. Pasojat kanë filluar që tani. Sipas shifrave zyrtare, llogariten rreth 65 mijë-70 mijë të papunë të rinj që i janë shtuar armatës së papunëve në Shqipëri.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment