Biznesi i vogël dhe i mesëm të dielën në grevë, mbyll një orë qepenat

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë, në shenjë proteste, ka bërë të ditur se të dielën biznesi i vogël dhe i mesëm do të mbyllin qepenat dhe do të ndalojnë dhënien e shërbimit ndaj qytetarëve për rreth një orë.

Shpallja e grevës, që do të nisë në orën 10:00 deri në 11:00 ditën e diel, njofton Shoqata e Biznesit, vendim i cili u mor nga Bordi Drejtues i saj.

Në njoftimin e bërë publik, ftohen të gjithë bizneset, si dhe anëtarët e shoqatës që t’i bashkohen grevës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment