Blackout total në Gjirokastër, drejtori i OSHEE Robert Lili flet për defektin e ndodhur

Një defekt i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në linjën 20 kv që ndodhet pas kështjellës cka ka lënë në errësirë të plotë më shumë se gjysmën e qytetit.

Pjesa muzeale e qytetit, përfshirë edhe disa lagje si Varrosh, Partizani, Granicë, Mecite, Palorto, Pazari i Vjetër, vuajnë mungesën e energjisë e cila pritet të rikthehet.

Juguneës.net ka kontaktuar me kreun e OSHEE Rajoni Gjirokastër Robert Lili i cili ka speguar arsyet e mungesës së energjisë elektrike për banorët e lagjeve të mësipërme.

Sipas Lilit, punonjësit e OSHEE, kanë gjashtë orë në terren për të rregulluar dëmtimin e shkaktuar tek linja 20 kv e cila ndodhet në një terren të thepisur pas mureve jugorë të kalasë së Gjirokastrës.

Po punohet intensivisht për rikthimin e rrymës elektrike për qytetarët që i’u është privuar gjatë këtyre orëve të sotme. Zoti Lili, ka kërkuar nga qytetarët, mirëkuptim për avarinë e sotme e cila do të rikuperohet brenda orës 22:00 dhe njëkohësisht premtoi se punonjësit e OSHEE do të jenë në gatishmëri të plotë përgjatë gjithë sezonit të verës, për t’iu gjendur pranë konsumatorëve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment