Bolivi, protestuesit tërheqin kryebashkiaken në rrugë, i presin flokët,i kërkojnë të jap dorëheqjen

Patricia Arce, nga partia “mas” që është në pushtet, u nxor nga bashkia dhe u mbajt për katër orë nga protestuesit, të cilët e poshtëruan duke e detyruar të gjunjëzohet e të firmosë dorëheqjen.

Djem të rinj, të armatosur me shkopinj e të mbuluar me maska, thërrisnin “vrasëse” teksa marshuan nëpër rrugë me kryebashkiaken nga pas, të cilës i prenë flokët.

Bolivia është pushtuar nga protestat pas fitores së presidentit Evo Morales në zgjedhjet e 20 tetorit, të cilat opozita i quan të manipuluara.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment