Bonusi i bebes nuk po e ndal rënien e popullsisë/INSTAT: Shtesa natyrore në 2019 ra me 7.1%

0
149

Shpërblimi financiar që po aplikon qeveria nga janari i vitit të shkuar për çdo bebe që vjen në jetë duket se nuk po shfaq efektet e pritshme në rritjen e popullisë.

Nga tetori deri në dhjetor të vitit 2019 në Shqipëri sipas Institutit të Statisikave  kanë ardhur në jetë 7 mije e 910 bebe, 8.1% më tepër se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ndërkohë foshnjat e regjistruara janë më pak se në tremujorin e tretë të 2018-ës me 8 mijë e 213 foshnja, tremujori i tretë i 2017-ës me 8 mijë e 539 dhe tremujori i tretë i 2016 me 9 mijë e 86 bebe të ardhura në jetë.

Nga tetori në dhjetor në njëmbëdhjetë qarqe të vendit është shënuar rritje e numrit të lindjeve.

Pavarësisht kësaj përgjatë të gjithë 2019 shtesa natyrore e popullisë krahasuar me 2018 ka rënë me 7.1% .

Megjithëkëtë  Instituti i Statistikave vlerëson se në Shqipëri lindjet vazhdojnë të tejkalojnë vdekjet dhe koeficienti bruto i shtesës natyrore është pozitiv ndryshe nga shumica e vendeve të Bashkimit Europian.

Ky koeficient në vendin tonë përllogaritet 2,5 ndërkohë që në Serbi është -5.4 ndërsa  në Kosovë është 10.3.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here