Boris Johnson vs Edi Rama/ Si i trajton gazetarët kryeministri britanik dhe si i sulmon ai shqiptar

Nisma ligjore e qeverisë, e ashtuquajtur “Paketa anti-shpifje”, por që në fakt nuk synon ndëshkimin e fake-news por censurimin e medias, kryesisht asaj online, ka sjellë reagime të ashpra të opinionit vendas dhe ndërkombëtar.

Politika, media dhe faktorë të tjerë e cilësojnë këtë projekt-ligj si diktatorial duke paralajmëruar edhe një protestë ditën e mërkurë para parlamentit.

Por kryeministri Edi Rama njihet për marrëdhëniet e tij të acaruara me pushtetin e katërt. Ai i ka sulmuar jo pak herë mediat dhe gazetarët, sidomos ata që nuk mund ti blejë dot, duke i quajtur kazanë dhe “qenefe”.

Por për të treguar një shembull se si duhet të sillet pushtetari me mediat dhe gazetarët është ky i mëposhtmi.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, i cili gazetarëve që prisnin para shtëpisë së tij del dhe i qeras me kafe, ndërsa sillet shumë miqësisht me ta.

Boris Johnson në një rast guxoi dhe transmetoi livestream në rrjetet sociale dhe hasi kritika të forta në komunitetin gazetaresk pasi i thanë se gjërat që duhet të transmetonte, duhen filtruar. Kurse kryeministri shqiptar Edi Rama ka shënuar rekord duke ngritur një TV online me emrin e tij dhe e quan këtë demokratike, edhe pse ky është standard për republika bananesh.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment