Borjanet i dalin zot vetes…./ Nga Namik Dokle

Deputeti socialist Namik Dokle ka reaguar ne faqen e tij ne facebook ne lidhje me situaten e veshtire te bores e ngricave qe po kalon vendi duke bere publik faktin qe bashkefshataret e tij te origjines, i kane dale zot fatit te tyre per hapjen e rrugeve nga debora pasi shteti dhe pushteti vendor, nuk jane gjekundi. Sipas tij ata ..”meritojne me shume nga qeveria qe votojne…”

Ja cfare shkruan z. Dokle:

“Ne kete dimer te acarte, bashkefshataret e mi ne Borje te Kukesit, i dolen zot vetes. Nuk e kane duruar kurre dhe nuk e pranojne izolimin, ngado qe te kete ardhur ai!
Para dy ditesh, burrat e ketij fshati u ngriten te gjithe dhe shpetuan nje grup elektricistesh te rrethuar nga “vdekja e bardhe”. E kane bere kete akt human dhjetra here, kurdo qe dikush eshte perballur me te keqen dhe ka patur nevoje per ndihme.
Shikojini keto foto…Vete hapin rruget per te shkuar te njeri-tjetri dhe pastaj, te gjithe bashke, hapin rrugen drejt Prizrenit.( Kukesi eshte “larg” dhe me rruge te bllokuara, nderkohe qe Kosova i ka hapur te gjitha rruget e Gores!) Por bashkefshataret e mi te mire nuk harrojne te hapin edhe “rreshqitsen” per femije (luzgallo e quajne ata) dhe madje te bejne edhe ndonje foto artistike nga ky dimer. E duan jeten me gjithecka qe ajo u ofron!
E pra, keta njerez te mire, qe e fitojne jeten me duart dhe shpirtin e tyre te paepur, meritojne shume me teper nga qeveria qe votojne!!!”

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment