”Borxhi” i munguar per Alizot Emirin

Sot Gjirokastra i ktheu ”borxhin” e munguar Alizot Emirit, duke vendosur  pllaken përkujtimore per ate, librarin  e parë te qytetit, por dhe i vetmi që meritoi këtë emër. Ishin vitet 30, kur ai hapi në Gjirokastër librarinë e parë me emrin kuptimplotë “Dante Aligeri”. Miq, shokë e familjarë sollën në kujtesë veprimtarinë e tij si njeriu enciklopedi , patriot i ndershëm, iluminist, që kishte nderim dhe dashuri për librin , njeri i respektuar dhe personazh i veçantë i jetës kulturore të qytetit. Nuk kishte njeri ne Gjirokaster, qe te mos t’a takonte (qofte edhe pak caste), t’a pershendeste sa here qe kalonin para librarise se tij. Libraria e tij ishte vend-takimi i cdo intelektuali te qytetit dhe jo vetem. Sot Gjirokastra u ”kujtua”, per ate qe nuk e harroi kurre Gjirokastren.Fotografia e Bashkia GjirokasterFotografia e Bashkia GjirokasterFotografia e Bashkia GjirokasterFotografia e Bashkia GjirokasterFotografia e Bashkia GjirokasterFotografia e Bashkia GjirokasterFotografia e Bashkia Gjirokaster

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment