Bota, ben zgjedhje, ndersa ne Shqiperi behen votime!

0
162

Nga Ali Llakatura

Kur do te behen zgjedhjet?!

Bota, ben zgjedhje, ndersa ne Shqiperi behen votime! Gjithnje kemi qene te vecante. Kshu ndodhi dhe me 25/prill/2021. U hodhen fletet ne kutite e votimit, u numeruan si u numeruan votat, u numeruan si u numeruan ato, doli disa rezultate, te verteta ose jo, te ndershme apo te vjedhura, fituesit socialist brohoriten fitoren e madhe. Skenderbeu i ri e dha kete lajm para skenderbeut te vjeter! Nderkombetaret, ende pa perfunduar zyrtarisht procesi, nxituan te uronin Ramen per cimentimin e sundimit. Kete rradhe, si per kortezi (me mire hipokrizi) ata uruan edhe Bashen per fushaten moderne por gjithsesi shterpe. Keto lloj pershendetje e njohje, te vendosin ne mendime: Vertete drejtuesir e ktyre vendeve perendimore, nuk e dijne te verteten per shqiperine?! Mos valle ambasadat e tyre ne tirane nuk i informojne sakt?! Mendoj te kunderten. Po atehere, kur e verteta njihet, pse pershendetet e kunderta e jo e verteta? Ndoshta kjo e vertete eshte pa rendesi e ata urojne per kortezi? Nese eshte keshtu, kjo kortezia perkthehet ne hipokrizi, e cila demton rende shqipetarin e ndershem dhe te vobekt. U vodhen apo jo zgjedhjet, sa force ushtroi makina e stermadhe shteterore dhe organet e tjera ligj-zbatuese (polici-prokurori-KQZ) ne fitoren e PS-se, pa diskutim qe eshte dhe duhet te jete objekt i nje skanimi te thelle, objektiv i opozites, per sot dhe per te ardhmen. Them se kete mund ta realizoje vetem opozita, sepse nuk ka pale te dyte te interesuar per te analizuar e zbardhur kete proces, e per te vene para pergjegjesise ligjore te gjithe shkelesit e ligjit. Pala fituese, Partia Socialiste, eshte hartuesja e zbatuesja e kesaj strategjie, pavaresisht nga mjetet e perdorura. Nje pjese e votuesve, me ose pa parti, te varfer shume apo pak, pa hyre ne moralin e tyre, ata bejne pjese ne grupimin: “ARMIQTE ME TE MEDHENJ TE LIRISE, JANE SKLLEVERIT E LUMTUR.” Edhe ne jane penduar e duan te flasin, tani ata nuk munden. Persa i perket nderkombetareve, te cilet praktikisht ne vendin tone jane pale, ata e dine fare mire te verteten. Dine se si eshte qeverisur ky vend. Dine nivelin e varferise popullore, nivelin e korrupsionit e te demokracise etj. Ata dine mire si u pergatit ky proces votimi. Per keta nderkombetare, merr rendesi te dores se pare stabiliteti, se per proceset demokratike, zhvillimin e vendit etj te ecet si te ecet, se ne ketu jemi e do tu ndihmojme. Oferta Ramiste per bashkepunim me opoziten, tingelloi sa fallco, aq edhe qesharake. Ajo ishte nje 3D qe do te thote: DEMAGOGJI-DIVERSION-DELIR. Objektivi i vertete i PS dhe i Rames eshte eleminimi i pluralizmit partiak. Ate qe ai beri me LSI-ne, ne menyre brutale, kerkon tja beje edhe PD-se, vecse ne menyre te sofistikuar, sipas parimit: “ Me njeren dore ledhatoje e me tjetren masakroje.”
Po PD-ja cfare duhet te beje?! Vetem njerezit karieriste, pa mend, inatcorre, apo te futur si sherbestare, menjehere pa analize e gjykim kerkojne prerje kokash. Ne keto momente, duhet te veprohet me qetesi e maturi, pa pasione e paragjykime, por edhe shpejt. Gjykoj, se nuk eshte momenti per deklarata nga askush, bile as nga kryetari i partise. Do te ishte mire qe te punojme ne dy faza; ne fillim te behet skanimi dhe analiza e procesit zgjedhor, pastaj ne nje moment te dyte PD-ja te merret me vetveten, duke analizuar strukturat dhe individet drejtues. PD-ja nuk duhet te bjere ne gracken e njerezve te tipit “analiste e opinioniste”, te cilet kane synim ti bejne keq.
Nje grup ekspertesh te fushes, te dijshem e me integritet, duhet te studiojne me kujdes, imtesi e drejtesi, te gjithe dokumentacionin zgjedhor, per cdo QV e KZAZ, te evidentohet saktesisht cdo parregullsi e per secilin pjesemarres te ligjshem e te paligjshem ne proces, e po keshtu edhe te partive, shtetarve, organeve ligj-zbatuese, te te gjitha niveleve. Padiskutim, te evidentohet edhe puna e njerezve te PD-se te ngarkuar per kete proces. Ne mbarim, grupi i punes te hartoje DOSJEN ZGJEDHORE 2021. Ky material te analizohet ne kryesine e partise, ku te pranishem te jene edhe 12 te deleguarit e qarqeve. Pas analizes se thelle, kjo dosje, se bashku me qendrimin zyrtare te PDSH-se ti dergohet: departamentit te shtetit te SHBA-ve, qeverive: gjermane, angleze, franceze, italiane dhe BE-se, OSBE/ODHIR dhe grupit te partive popullore europiane, me synim pasqyrimin e tablose reale. Ne gjykimin tim modest, mund te deklarohet: “Zgjedhjet e vitit 2021, nuk ishin demokratike e te lira, ku predominoi forca e shtetit, shit-blerja shteterore e votes, presioni i madh mbi votuesit dhe administraten shteterore. Organet ligj-zbatuese ne mjaft raste, u vune ne sherbim te partise shtet. Standartet demokratike te zgjedhjeve duhet te respektohen edhe per shqipetaret. Pavaresisht nga sa me siper, PDSH-ja nuk do te nderprese asnjehere perpjekiet me mjete demokratike, qe shoqeria dhe politika shqipetare te demokratizohet dhe vendi te perparoje. Synimi dhe perpjekiet tona te vazhdueshme do te synojne stabilitetin e vendit, BE, si dhe fuqizimi i miqesise me aleatet tane euro-atlantike.”
Ne fazen e dyte, ndoshta deri ne muajin gusht, PD-ja duhet ti kushtohet vetvetes.
– Analize e thelle e punes se saj ne te gjitha aspektet:
Strukture organizative, percaktime te qarta ideore etj.
Analiza te perfshije punen e secilit para dhe gjate zgjedhjeve, por edhe tek e ardhmja.
– Te merret ne analize te plote puna e strukturave:
Keshillit kombetare, kryesise, degeve ne rrethe. Te dale pergjegjesia kolektive dhe ajo individuale, prej kryetarit e deri tek seksionet.
– Drejtuesit qe nuk kane patur rezultate, te zevendesohen me te tjere te rinj e te afte.
– Pas analizave kapilare te organizohen zgjedhjet, me parimin nje anetare nje vote, nga seksionet e deri ne keshillin kombetare, kryesine e kryetarin e PD-se.
– Te zgjedhurit e rinj te strukturave te reja qendrore te hartojne nje program, ne te cilin te percaktohen hapat dhe rruget qe do te ndjeke partia. Ky projekt duhet te jete i partise, e jo i kryetarit ku vec te tjerash te percaktohet edhe rruga qe do te ndiqet ne opozite, zgjedhjet lokale etj.
Ky projekt duhet te miratohet ne nje kongres te jashtzakonshem, brenda muajit gusht, i cili duhet te jete kongres i ktheses e i shpreses.
Eshte koha e ktheses se madhe. Nese kjo behet do te ishte shume mire per PD-ne dhe Shqiperine, ne te kundert………..!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here