Braho apel pushtetit lokal dhe kryeministrit: Mjaft me show, të reagojmë tani se nesër do jetë vonë!

Nga Gramoz Braho

Drejtuar Pushtetit Lokal dhe Kryeministrit!
Në kuadër të masave të marra në lidhje me situatën e krijuar nga Koronavirusi në Shqipëri, Gjirokastër!
Kryeministri po ndërmer hapa të njëpasnjëshme dhe po tregon se për shak të kësaj lufte masat do përshkallëzohen, ku arma krysore është vetizolimi!
Deri këtu është e pranueshme për ata që e përballojnë një situatë të tillë.
Ka mjaft familje të cilat pikërisht në fillimin e këtij vetizolimi nuk kanë asnjë lloj ushqimi në familje, nuk kanë asnjë mundësi vetpunësimi kjo, për shak dhe të situatës të krijuar.
Kam kontaktuar me shumë familjar ditën e sotme nëpërmjet telefonit dhe janë dorzuar, janë dorzuar përballë skamjes dhe përballē kësaj lufte.
Kryeministri thotë, do e kalojmë bashkë këtë situatë, por mëngjesin, drekën dhe darkën nuk e shtron bashkë me këto familje!
“Doktori” përveç show – u në spital asnjë masë tjetër të ndërmarrë në lidhje me familjet në nevojë. Nëse presim derisa këtyre familjeve t’i shërbejmë në momentin e fundit të kësaj lufte, Doktor, do jetë shumë vonë.
Propozojmë, për familjet në nevojë, një paketë ushqimore të shpërndahet nga institucioni i Bashkisë Gjirokastër për të gjitha familjet në skemën e ndihmës ekonomike, si dhe të zgjerohet kjo dhe me familje të tjera të cilat nuk kanë minimumin jetik për të kapërcyer këtë situatë.
Të rishikohet buxheti dhe të meren masa të menjëherëshme, Doktor, të reagojmë tani se nesër do jetë vonë.
Në Buxhetin e 2020 nuk është parashikuar asgjë për shtresat në nevojë, asgjë për komunitetin Egjiptian apo Rom, është momenti i përshtatshëm, lufta nuk kërkon mbjellje pemësh, as foto për t’u bërë lajm i emisioneve televizive, “Betimi i Hipokratit” kërkon humanizëm.

Bashkpunimndërgjegjësimpozitivitet

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment